INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit të bujshëm, Einxhel Shkira HABIT me deklaratën e fundit për Kejvinën!

Pas sherrit të bujshëm, Einxhel Shkira HABIT me deklaratën e fundit për Kejvinën!

Publikuar më: 16:31 12-06-2021

Kush nuk e mban mend një nga konfliktet më të mëdha mes femrave të showbizit shqiptar, i cili përfundoi me grushta e deri në polici.

Bëhet fjalë për Einxhel Shkirën dhe Kejvina Kthjellën, ngjarje e cila ka ndodhur para dy vitesh.

Në orët e para të mëngjesit të asaj dite Kejvina dhe Oriola kishin konfliktuar fizikisht me moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithë historia nisi pas disa batuave që Shkira kishte bërë për modelen Kthjella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance with me”.

Këtij sherri që përfundoi në polici i është kthyer Einxhel, e cila ka habitur me deklaratën e dhënë, sipas së cilës duket se vajzat kanë rregulluar raportet.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, u pyet “Çfarë mendimi ke për Kejvina Kthjellën?” dhe ajo që ka thënë Einxhel ka habitur jo pak ndjekësit. “Unë mendoj se është një personazh shumë pozitiv faktikisht.”-thotë ajo duke treguar se ka lënë pas çdo gjë që ka ndodhur mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916