INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit të bujshëm, Fjoralba Ponari dhe Olti Curri “përplasen” sërish: Nuk ke fatin t’më njohësh…[FOTO]

Pas sherrit të bujshëm, Fjoralba Ponari dhe Olti Curri “përplasen” sërish: Nuk ke fatin t’më njohësh…[FOTO]

Publikuar më: 09:33 25-05-2020

Vitin e kaluar, Olti Curri dhe moderatorja Fjoralba Ponari u përfshinë në një sherr virtual pas një shprehjeje të kësaj të fundit në emisionin “E diell”. Fjoralba në atë kohë tha: “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është fat, por edhe çështje profesionale”. Kaq i është dashur Oltit që të thumbojë moderatoren, e cila nuk i ka pritur mirë komentet e tij dhe për pak kohë vijuan një sherr vitual që bëri bujë në media. 

 Ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, është debatuar mes opinionistit Olti Currit dhe moderatores Fjoralba Ponari. Teksa Olti po fliste për temën “Opinioni si presion shoqëror”, e përkufizoi Fjoralbën si vajzën e kuruar, të sjellshme e të qendisur bukur.

Fjoralba nga ana tjetër i është përgjigjur Oltit duke i thënë se ai nuk e njeh anën tjetër të karakterit të saj dhe se nuk e ka fatin që ta njohë jashtë ekranit, as në kafe.

Olti: Janë disa personazhe publik, si Fjoralba, që mënyra sesi sillen, janë të qendisur, të kuruar, të paprekur…

‘Fjoralba: Njerëzit krahasojnë momentet e mia të para në ekran me atë që jam sot. Unë mendoj që janë dy njerëz komplet të ndryshëm në perceptimin përtej ekranit. Nëse ti do kaloje pak kohë me mua do kuptoje që ajo që jam sot, është edhe Fjoralba në kafe, por ti nuk e ke atë fat. Të më thuash mua që je e vizatuar në mendime, unë këtë mënyrë të artikuluari kam edhe në përditshmëri dhe këtë mund ta dëshmoj gjithsecili prej këtyre këtu.

Olti: Fakti që the në kafe ti nuk e ke atë fat…

Fjoralba: Tani ne po bëjmë edhe batuta me njëri-tjetrin se nuk jemi në hasmëri.

Olti: Absolutisht jo nuk jemi, sepse unë di ku i harxhoj plumbat. Sapo të nxorra nga filmi vizatimor që është qendisur e bukur, me shportën me lule, që po shkon ti çoj ushqime gjyshes, Fjoralba iku.

Fjoralba: Unë kam dy anë të karakterit që ti thjesht nuk je përballur.

Olti: Unë po flas për atë që shoh.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488