Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko ishte një nga të ftuarit në puntatën e shtatë të spektalit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.
Reperi u përball me personazhet e njohur VIP në tabelën e sfidës së preferuar të publikut “Paintball”, e cila u moderua nga Fifi.
“Cili nga artistët në tabelë është artisti më i dobët në karrierë?”,- ishte pyetja që Fifi i drejtoi Gjikos dhe reperi bëri zgjedhjen e ti duke gjuajtur Blunt dhe Real1.
Por reperi nuk ndaloi me kaq për dy reperet. Pasi pyetjes se cilit do i bënte një “diss live”, ai qëlloi sërish dyshen.
Pas kësaj goditje Gjiko duhet t’u kushtonte dy rreshta “diss”. Në fillim reperi refuzoi duke thënë:_ “Pse me i bo të famshëm, sa kanë vdek pse duhet me i ringjall”_, por më pas vazhdoi me diss-in për dyshen.
_“Gjith i njejt Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi. E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”_