INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit të bujshëm, Gold Ag tregon për herë të parë raportet aktuale me Noizy-n “Kemi ndarë bukën bashkë”

Pas sherrit të bujshëm, Gold Ag tregon për herë të parë raportet aktuale me Noizy-n “Kemi ndarë bukën bashkë”

Publikuar më: 16:34 20-03-2021

Një ndër reperët më në zë të momentit, Gold Ag ka qenë së fundmi i ftuar në emsionin “Glamour Zone” në Rtv Ora, ku ka treguar dhe sqaruar marrëdhënien me kolegun e tij, Noziy.

Ata të dy dikur kanë qënë miq mjaft të mirë dhe madje kanë bashkëpunuar në realizimin e një kënge. Mirëpo marrëdhënia e dyshes u kris dhe asokohe reperët bënë deklarata të forta kundër njëri-tjetrit në media.

 

Gold Ag ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë raportesh ruajnë ata pas kaq vitesh.

 

Ester Bylyku: Çfarë marrëdhënie ke sot me Noizy?

Gold Ag: Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq. Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627