Robert Berisha ka qenë prej muajsh në qendër të vëmendjes që pas njoftimit për ndarje nga këngëtarja Nora Istrefi. Ata të dy janë përfolur pa fund në media, por ajo që na bëri më shumë përshtypje është deklarata e fundit e Robertit i cili tha se me Norën nuk është divorcuar dhe mund të ketë sërish një mundësi për t’u rikthyer bashkë.
Të njëjtën gjë e përsëriti edhe në një intervistë në emisionin “Glamour zone”, ku veç të tjerash sqaroi se aktualisht jeton herë vetëm, herë me Rene e herë me Norën, pasi ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku pavarësisht se nuk janë më bashkë.
Gjatë intervistës Roberti ka përmendur tre femrat më seksi të showbizit të cilat sipas tij janë Elvana Gjata, Era Istrefi dhe Tayna. Në fund Robertit i është kërkuar që të përshkruajë me tre fjalë disa personazhe të njohur, një prej të cilëvë ishte edhe Tuna.
Këngëtari nuk ka hezituar të thotë çfarë mendon për të, por në vend të tre fjalëve ka thënë vetëm dy. Ai e ka quajtur atë të talentuar dhe të çuditshme ndërsa tha se nuk po i vjen ndërmend diçka tjetër për të duke e mbyllur aty bisedën.