INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit të Keisit dhe Roza Latit, Stresi ka dy fjalë për të thënë: Sa t’jem gjallë…[FOTO]

Pas sherrit të Keisit dhe Roza Latit, Stresi ka dy fjalë për të thënë: Sa t’jem gjallë…[FOTO]

Publikuar më: 14:32 27-02-2020

Skeçi i realizuar në emisionin “Why not”, mes moderatores Roza Lati dhe Stresit, solli një reagim të ashpër nga ana e partneres së reperit, Keisi.

Përmes postimeve në “Instagram”, ajo shkruan se videoja ishte fyese për të si bashkëshorte e Stresit. Ditën e sotme, ka vendosur të reagojë dhe Roza, e cila në rrjetin social në fjalë shkruan se: “Duke qënë se je femra që ke ngrën bukë te shtëpia e shokut tim , dhe ai të don fort jam e detyruar të përmbahem”.

Mirëpo Keisi nuk e ka lënë me kaq, dhe përmes një tjetër postimi shkruan se budallait duhet t´i hapësh rrugë dhe se nuk ka ndërmend ta zgjasë më muhabetin.

Së fundmi, një reagim ka ardhur dhe nga partneri i Keisit, Stresi i cili shkruan se askush në këtë botë s´mundet të ulë poshtë njeriun e tij, teksa shton se femrat i sqarojnë punët më mirë mes tyre.

paku.jpg

 

Ai postoi dhe nje video ku shprehet se çfarëdo që të ndodhi ai gjithmonë del i keq.

“Çfarëdo që të ndodhi, historikisht i keqi dal unë. Por a ju mendoni se unë jam fajtori. Po ju a mendoni se unë e kam gjithmonë gabim?”, thotë reperi.

Article Logic
Execution time: 0.0029270648956299