INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit të përfolur, Noizy do të pajtohet, por Dafina JO? Ky VEPRIM i këngëtares habit fansat! [FOTO]

Pas sherrit të përfolur, Noizy do të pajtohet, por Dafina JO? Ky VEPRIM i këngëtares habit fansat! [FOTO]

Publikuar më: 19:20 29-05-2019

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistët, të cilët paK më kohë më parë na surprizuan të gjithëve me bashkëpunimin në këngën “A don Love?”, e cila u shndwrrua menjwherw nw njw hit.

Ata madje shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por kjo nuk zgjati për shumë kohë, para se shtypi rozë të vinte re se artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Një tregues jo i madh, por goxha i vlefshëm në ditët e sotme për të treguar se diçka nuk shkon. Të gjithë supozuan për një zënkë midis tyre.

Tashmë, pasi ka kaluar disa kohë, Noizy në “InstaStory-n” e tij ka shpërndarë posterin e një koncerti që do të zhvillojë së bashku me Dafinën dhe Ardian Bujupin. Prej kohësh nuk e shihnim në koncerte me këngëtaren nga Kosova dhe ndoshta ky është një sinjal i mirë, që gjërat po kthehen si më parë. 

WhatsApp_Image_2019-05-28_at_14.12.39_1.jpg

Mirë kuptuam se Noizy mund të dojë të pajtohet, por Dafina si veproi?

Këngëtarja ka postuar në Instagram ndryshe nga Noizy posterin ku ndodhet vetëm pa reperin dhe Bujupin. Arsyen nuk e dimë, por edhe fansat e kanë vënë re këtë detaj dhe disa i kërkojnë të pajtohen e disa të tjerë i thonë se mirë që ka vepruar kështu. Ne duam që dyshja të pajtohen dhe pse jo të vijnë me një tjetër bashkëpunim./intv.al/

daff.png

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338