Plot 17 puntata, emisioni “Shiko kush luan” nën moderemin e Luana Vjollcës përfundoi me sukses. Ishte një ‘betejë’ shikueshmërie mes moderatores dhe Mamaqit, pasi të dy kishin emisionet në një fashë orari dhe mbrëmjen e së shtunës. Publiku tregoi se shpesh herë preferonte Luanën dhe kështu ajo nuk ka dashur që publiku i saj të mjaftohet vetëm me “Shiko kush luan”. Moderatorja seksi ka treguar nëpërmjet rrjetit social Instagram, disa ‘insta stories’ ku lajmëron se së shpejti pas ‘Benzina’-s do ‘plasë bombën’ e rradhës. Luana ka lajmëruar të gjithe duke postuar rresht të gjitha këngët e saj dhe se shumë shpejt do e shohim me videoklip të ri në ekranin e TV edhe të telefonave tanë./intv.al/