Mbrëmja e 12 gushtit ishte me të vërtetë e bukur pas shiut të madh të meteorëve që vijëzuan qiellin dhe në shumë vende të botës është parë me sy të lirë. Mirëpo pas këtij fenomeni të bukur në qiell, një tjetër fenomen do të ndodhë më 21 gusht. Bëhet fjalë për eklipsin i cili do të mbulojë tërësisht diellin. Ky eklips ndodh për herë të parë që nga viti 1918. Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta.
Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Amerikë. Mendohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta. Teoritë konspirative që qarkullojnë në lidhje me këtë eklips nuk janë të pakta. Mendohet se kjo datë do të shënojë nisjen e një apokalipsi dhe fundin e botës, duke sjellë kështu një shkatërrim 7-vjeçar.