INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shkarkimeve në administratë reagon ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha: Ata do ta fitojnë betejën ligjore dhe do të marrin dëmshpërblim [FOTO]

Pas shkarkimeve në administratë reagon ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha: Ata do ta fitojnë betejën ligjore dhe do të marrin dëmshpërblim [FOTO]

Publikuar më: 18:09 03-06-2017

Pas shkarkimit nga detyra të disa prej drejtorëve të emëruar nga LSI dhe PS në detyra të ndryshme, nga ministrat teknikë të PD-së ka ardhur edhe  i Ministres së Integrimit Klajda Gjosha.

Ajo thotë se po zhbëhet reforma e administratës publike dhe se po shkelen procedurat ligjore për shkarkimin e çdo punonjësi nga detyra.

Ministrja Gjosha shpreh bindjen se shumë prej tyre do të fitojnë betejën e tyre gjyqësore duke marrë dëmshpërblimin e merituar, por se ata që do detyrohen të paguajnë janë qytetarët e thjeshtë.

STATUSI I KLAJDA GJOSHËS

Është për të ardhur keq që një reformë madhore për procesin e integrimit europian të vendit, po zhbëhet çdo sekondë, duke shkaktuar jo vetëm një shpërqendrim të detyrave dhe përgjegjësive që ka administrata, por duke u shoqëruar gjithashtu me mosrespektim të thellë të procedurave ligjore për shkarkimin e çdo punonjësi nga detyra.

Procesi i integrimit është i qytetarëve ndaj sot më duhet t’i qëndroj përkrah të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për këtë proces.

Është njëra anë të ndëshkosh një punonjës të administratës për pjesëmarrje në veprimtari politike dhe është një gjë komplet tjetër, te mos respektosh procedurat ligjore për ta liruar atë nga detyra. Çdo punonjës ka të drejtën e tij të njoftohet për nisjen e procedurave të shkarkimit bazuar mbi faktet, ashtu sikurse ka të drejtën që i jep ligji për të dhënë provat dhe faktet që mund të kundërshtojnë këtë vendim.

Unë kam bindjen se shumë prej tyre do të fitojnë betejën e tyre gjyqësore duke marrë dëmshpërblimin e merituar, por në të njëjtën kohë mendja me shkon te qytetarët e thjeshtë që do detyrohen të paguajnë këtë dëmshpërblim me taksat e tyre, nga xhepi i tyre. Do detyrohen të paguajnë inatet dhe marrëveshjet e politikës dhe fatkeqësisht edhe padijet e atyre që drejtojnë institucionet tona.

Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve, mos respektimi i ligjit dhe vendosja e prioriteteve partiake përpara prioritetit numër një që mbetet qytetari, janë kritere që e kanë penguar Shqipërinë të ecë në rrugën e saj Europiane. Uroj të mos ndodh kështu edhe këtë herë, kur jemi fare pranë çeljes së negociatave të vendit!

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582