INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shkarkimit të ministrave, Rama mbledh Kryesinë e partisë, fokusi...

Pas shkarkimit të ministrave, Rama mbledh Kryesinë e partisë, fokusi...

Publikuar më: 11:21 29-12-2018

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Kryesinë e partisë.

Mësohet se në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste.

Dje kryeministri Rama zhvilloi gjatë pasdites një mbledhje informale me anëtarë të kabinetit qeveritar, në të cilën merrnin pjesë si ministrat e larguar dhe ata të emëruar.

Rama shkarkoi në Asamblenë Kombëtare të PS ministrat që kanë mbi 5 vite në qeveri si Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi dhe Sonila Qato.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku u largua Senida Mesi dhe në vend të saj u emërua Erion Braçe. Ndërkohë që është rikthyer Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku u emërua Elisa Spiropali.

Article Logic
Execution time: 0.0024960041046143