INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Shqipërisë, Januzaj trondit dhe Kosovën

Pas Shqipërisë, Januzaj trondit dhe Kosovën

Publikuar më: 08:56 07-09-2016

Adnan Januzaj pasi refuzoi të pranonte të luante për kombëtaren e Shqipërisë, ka dhënë të njëjtën përgjigje negative dhe për Kosovën.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka deklaruar se Januzaj ka refuzuar përpjekjet e tyre për përfshirjen e tij në ekipin përfaqësues.

“Jemi munduar ta kontaktojmë, ka qenë në pozitën më të volitshme nga të gjithë yjet që kemi, ai ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të heshtjes”, deklaroi Vokrri për “Zona B” në “Klan Kosova”. “Ne i dëshirojmë suksese atij”.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711