Dua Lipa, këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, pati një vit shumë të ngjeshur.
Këngëtarja pas shumë angazhimeve e koncerteve në vende të ndryshme të botës, duket t’i ketë dhënë vetes pak pushim.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka punuar rreth këngëve të reja si dhe ka qenë e pranishme në eventet më prestigjioze në botë.
Pas gjithë këtyre impenjimeve në karrierën e saj, Dua ka vendosur t'i kushtojë pak vëmendje dhe kohë vetes, duke nisur kështu pushimet për t'u relaksuar, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotoje.
Ylli i Showbizit ka publikuar në ‘instastory’ një foto ku duken të grumbulluara disa valixhe, por nuk ka treguar për destinacionin që ka zgjedhur për të pushuar, duke vendosur të ruajë privatësinë./intv.al/