IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pas shumë sharjesh e ofendimesh, Soulja Boy i kërkon falje hapur Chris Brown-it [VIDEO]

Pas shumë sharjesh e ofendimesh, Soulja Boy i kërkon falje hapur Chris Brown-it [VIDEO]

Publikuar më: 20:28 04-01-2017

Merr fund lufta! Të paktën për Soulja Boy. Reperi 26 vjeçar postoi një video në Instagram, duke kërkuar “armëpushim” me armikun e sapo formuar, Chris Brown. Për më tepër, Soulja dëshiron të bëjë edhe këngë me Chris.

Reperi i “Kiss me thru the phone” ka qenë i tronditur nga fakti se nëna e tij e dashur është në spital duke luftuar me vdekjen, dhe kjo ka bërë që ai të thërrasë mendjes e të reflektojë. Soulja, tha në një video të shkurtër se ka nevojë të përmirësojë sjelljen e tij për shkak të nënës sepse ajo nuk do të ishte krenare për veprimet e tij të fundit, ku përfshihet edhe sherri me Chris Brown. Madje ai tashmë nuk e ka fare problem të ndajë edhe bukën me reperin 27 vjeçar, pasi shprehet hapur për një bashkëpunim të mundshëm me të.

 

“Nuk ka rëndësi kush e nisi sherrin, por kush e mbyll atë. Dua të bëj muzikë me Chris Brown, kështu që për të gjithë mediat, blog-et, miqtë e mi, fansat, ju kërkoj falje”, tha Soulja Boy.

Tashmë le të presim dhe të shikojmë nëse Chris Brown do të përgjigjet! 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762