INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shumë vitesh të lidhur, Miriami dhe Alban Skënderaj do të martohen?

Pas shumë vitesh të lidhur, Miriami dhe Alban Skënderaj do të martohen?

Publikuar më: 20:15 12-10-2017

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më simpatikë dhe shumë të dashur për publikun. Prej vitesh ata janë në një lidhje dhe dashuria e tyre është bekuar me një vajzë shumë të bukur, të quajtur Ameli. Edhe pse lidhja e tyre ishte zyrtare prej disa vitesh, ata nuk kanë bërë ende një ceremoni martesore.

Dhe teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, moderatorët e emisionit nuk mund të mos i bënin këtë pyetje Miriamit. Ajo ka treguar se përkujdesja ndaj vajzës së vogël i ka bërë të harrojnë fare këto detaje që në fakt janë të rëndësishme por ata janë foksuar tek rritja e shëndetshme  e vajzës.

E megjithatë, me këmbënguljen e Enos lidhur me temën e dasmës, Miriami ka pranuar se sigurisht edhe ceremonia e tyre do të vijë sapo ata ta mendojnë të arsyeshme. Ajo tha se kjo ditë nuk do të ketë planifikime të mëdha, do të ndodh natyrshëm por gjithsesi bukur.

Deri atëhere, le të presim! 

Article Logic
Execution time: 0.001971960067749