Oriola Marashi është bërë në ditën e djeshme pjesë e një episodi shumë të shëmtuar në rrjete sociale.
Siç ndodh zakonisht, llogaritë tona personale mund të bëhen pjesë e vjedhjes nga hackerat e ndryshëm, të cilët mund të dëmtojnë imazhin tonë.
Mirëpo mesazhet e pahijshme në ditëN e djeshme si shënjestër nuk kishin vetëm Oriolën, por edhe shoqen e saj të ngushtë Kejvina Kthella, e cila ishte ndër të parat që reagoi duke thënë se profili i modeles ishte hackuar.
Për këtë arsye, në një postim të gjatë shpjegues Oriola i tregoi të gjithëve të vërtetën e ngjarjes së djeshme duke shpërndarë një imazh teksa falej.
Në komente kishte shkruar edhe Kejvina duke lëshuar dy zemra në suport të shoqes së saj. Oriola se ka lënë me kaq duke i kërkuar seriozisht falje për incidentin mikes së saj:
"Më fal që ishe pjesë e kësaj çmendurie! Ti je një zonjë e vërtetë, goc malsore...askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën...dielli nuk mulohet me shoshë" - ishte mesazhi i saj, e cila ka marrë mbështetje të madhe.