Enca dy ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor. Titulli i këngës se re është “Dua” dhe tashmë po bëhet nami në rrjet. Thuajse dy ditë dhe klipi po shkon mbi 2 milion klikime. Dhe vërtet pati impakt të madh në publik. U përfol shumë edhe për skenat erotike mes Encës dhe modelit italian, Pierluigi Fracassi.
Në një postim nëInsta ky i fundit u shpreh se ishte shumë i kënaqur sesi ishte mirëpritur nga Enca dhe stafi i saj, madje tashmë “DUA” do të mbetet gjithmonë në mendjen e tij. Kjo pasi se fundmi se ka bërë tatuazh në kraharor titullin e këngës "Dua" dhe një zemër . Këtë gjë ia ka treguar edhe Encës pasi e bëri ‘tag’ në postim./intv.al/