Shakira është një nga këngëtaret latine më të mira të të gjitha kohërave, e cila prej shumë vitesh na ka dhuruar super hite. Por padiskutim këngëtari latin më “IN” i momentit është Maluma. Pas suksesit me “Chantaje”, dy artistët e mirënjohur kanë sjellë një tjetër bashkëpunim nën titullin “Trap”.
Kënga më e re e cila bën pjesë në albumin e fundit të Shakirës “El Dorado”, flet për një vajzë , rolin e së cilës e interpreton Shakira, së cilës i është thyer zemra, por megjithatë Maluma nuk heq dorë duke i kërkuar një shans tjetër.
Ajo çfarë bie në sy në klip janë skenat provokuese në dush, për të cilat me siguri Pique është ndjerë pakkk xheloz.