Festivali i Sanremos ishte vetëm një hap i parë gjigand në rrugën drejt suksesit për Ermal Metën!
Këngëtari shqiptar bëri një prezantim dinjitoz në garën e Sanremos, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, por u radhit i treti, ai ishte protagonisti i këtij viti dhe edicioni i 67-të i Sanremos mund të quhet pa frikë edicioni i Ermal Metës. Pas fitores në mbrëmjen e “cover”-ave, me një riinterpretim drithërues të një kënge të Domenico Modugnos, ai u vlerësua me çmimin e kritikës në mbrëmjen finale. Ndër 135 kritikët e gazetarët e specializuar, 37 votuan për Ermal Metën dhe këngën e tij “Vietato Morire”, një himn kundër dhunës në familje e një shtytje për mosbindje në këto raste.
Dhe pas gjithë këtij suksesi, ai nuk ka nguruar të përshëndesë nëpermejt kamerës së Top Channel, Adi Krastën dhe të gjithë shqiptarët që e kanë mbështetur në këtë festival. Ai shprehet se kur të ketë mundësi do vijë në Shqipëri për të folur më tepër lidhur me këtë aventurë.
Shpresojmë që kjo ditë të jetë sa më e afërt, dhe siç na emocionoi në ekranet italiane, të na emocionojë edhe në ato shqiptare.
Suksese Ermal!