Suksesi i Era istrefit duket se ua ka shtuar “etjen” për sukses ndërkombëtar edhe kënëgtarëve shqiptarë.
Dafina Zeqiri prej kohësh është zhvendsour për të jetuar në Los Angeles atje ku edhe po tenton të futet në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Ajo ka filluar bashkëpunimin me një prej producentëve më të mirë dhe më të suksesshëm suedez, Andreas Carlsson, i cili është edhe tekstshkrues dhe kompozitor.
Duket se këngëtarja nga Prishtina po i finalizon më në fund projektet e saj për të prekur kufinjtë ndërkombëtar.
Dhe këtë nuk e ka zbuluar vetë Dafina por miku i saj këngëtar i cili jeton në Suedi dhe ka postuar në faqen e tij të instagram një foto ku shfaqet me këngëtaren shqiptare dhe me Rick Steele ku thotë: “
‘Dicka shumë emocionuese po ndodh për Dafina Zeqirin dhe mua më rastisi të jem atje dhe ta dëshmoj të gjithën në Los Angeles. Shumë krenar me ty’ .