INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas suksesit të menjëhershëm, rikthehet

Pas suksesit të menjëhershëm, rikthehet "Equus" në Teatrin Kombëtar

Publikuar më: 10:10 12-06-2017

Mesi i kësaj jave, të mërkurën e datës 14 qershor deri të dielën e datës 18, i fton të gjithë të apasionuarit pas gjinisë së dramës, në sallën e Teatrit Kombëtar.

Janë reprizat e fundit të dramës "Equus", shkruar nga Peter Shaffer, me regji të Dino Mustafic, e me role kryesore Igli Zarka si Alan Strang e Timo Flloko si Martin Dysart.
Gjetja e ekulibrit të lirisë, kaosi në të cilin kalon shoqëria dhe familja në kontekstin social e shoqëror, besimi, janë disa prej temave, përmes së cilave kalon i gjithë procesi i lojës së aktorëve në skenë. Në rolet e tjera interpretojnë Ema Andrea, Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Luli Bitri, Krist Lleshi, Ermir Jonka, si edhe balerinët Robert Nuha, Fjorald Doçi, Akreoma Saliu.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826