INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sulmeve të SHBA-së, reagon Putin: Marrëdhëniet me Turqinë janë rritur presim...

Pas sulmeve të SHBA-së, reagon Putin: Marrëdhëniet me Turqinë janë rritur presim...

Publikuar më: 08:31 25-08-2018

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendit të tij janë duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë, duke shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është duke u rritur me shpejtësi në çështjet rajonale dhe ekonomike.

Putin priti në Pallatin e Kremlinit ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe kryetarin e Shërbimit të Inteligjencës së Turqisë (MIT), Hakan Fidan.
“Raportet tona me Turqinë janë edhe duke u thelluar, edhe duke u pasuruar me përmbajtje të reja. Bashkëpunimi ynë është duke u rritur me shpejtësi në çështjet rajonale dhe ekonomike”, tha Putin në takim.
Putin lavdëroi përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë në çështjet sensitive, siç është ajo e Sirisë.
“Po ashtu, edhe me kontributet e Iranit, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe SHBA-së arritëm të afrohemi në mënyrë serioze drejt një zgjidhjeje për çështjen e Sirisë”, shtoi Putin.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë turke Çavuşoğlu filloi fjalën e tij duke i përcjellë Putinit përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë bërë që disa të ndihen xhelozë.
“Kolegët tanë janë duke i vazhduar përgatitjet për samitin trepalësh që do të mbahet në të ardhmen. Mendojmë se është e rëndësishme të punojmë së bashku jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për forcimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale. Kjo është e rëndësishme për paqen rajonale”, theksoi Çavuşoğlu.
Zyrtarët turq dhe rusë pas deklaratave të tyre kaluan në mbledhje në dyer të mbyllura. Pjesëmarrës nga pala ruse në takim gjenden edhe ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu dhe përfaqësuesi special rus për Sirinë, Aleksander Levrenitev./AA/

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895