Mediat kosovare kanë raportuar se menaxheri i njohur i artistëve, Faton Shoshi, është dërguar mbrëmjen e djeshme në spital pasi është sulmuar rreth orës 23:00 në Prishtinë. Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhej se është arrestuar një shtetas mashkull 26 vjeç me inicialet K.B, i cili dyshohet të ketë lidhje me këtë ngjarje dhe po mbahet në paraburgim për 48 orë.
Ndërsa ka reaguar dhe vetë Fatoni, i cili është shprehur nuk është dhunuar, pavarësisht se disa persona të maskuar i janë afruar për ta qëlluar, por nuk kanë mundur sepse ka qenë i shoqëruar nga shokët e tij.
Ndërkohë gjendjen e Fatonit na e zbulon edhe Anxhelina Hadërgjonaj e cila ndodhet në shoqërinë e tij. Ajo ka postuar një foto të Fatonit gjatë darkës dhe shkruan: "Shoshi në gjendje të rëndë shëndetësore" duke e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur e duke treguar se ai është shëndoshë e mirë.