INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sulmit të Tahirit, kundërpërgjigjet LSI-ja: O Sa-i-keq i shkarkuar për drogë...

Pas sulmit të Tahirit, kundërpërgjigjet LSI-ja: O Sa-i-keq i shkarkuar për drogë...

Publikuar më: 17:47 12-06-2017

Fill pas reagimit të Saimir tahirit, i cili me anë të një statusi në Facebook, sulmon ashpër LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Ilir Metën, ka ardhur edhe kundërpërgjigja, nga rradhët e LSI.

Është Klevi Pojana, i gjashti për deputet në listën e Tiranës, ai që i kthen përgjigje “flakë për flakë”, Tahirit, të cilin e cilëson si të shkarkuar për drogën.

Reagimi i plotë:

E nxorri kokën dhe i shkarkuari për drogën!...

Sa-i-keqi apo ministri që u shkarkua për drogën, përsëri e nxorri kokën!

Dhe na qenkërka zemëruar për disa të vërteta të qeverisjes, sa që e ka humbur toruan fare e nuk di as çfarë shkruan dhe as çfarë flet!

Ti more Sa-i-keq duhet ta dish mirë që pa LSI-në dhe Ilir Metën PS-ja nuk do të kishte asnjë shans dhe asnjë mundësi që të bëhej parti qeverisëse në Shqipëri. Do të kishte mbetur në opozitë dhe ti kushedi se ku do të vërviteshe ditë e natë e jo vetëm natën siç bredh tani me ata, që pasi e mbushët Shqipërinë me drogë si asnjëherë tjetër më parë, po përpiqeni ta mbushni edhe me horra për të vjedhur zgjedhjet!

As LSI dhe as Ilir Meta asnjeherë as e kanë sharë e as e kanë përgojuar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Përkundrazi, kanë vlerësuar dhe çmojnë rolin e PS-së dhe të socialistëve shqiptarë për gjithë sa kanë bërë për vendin!

E sa për Rilindjen, është tjetër gjë! LSI e ka ndihmuar dhe e ka kritikuar me shpresën se do ta kuptonte që Rilindja dhe droga nuk mund të rrinë bashkë, që Rilindja dhe krimi nuk mund të jenë bashkudhëtare, që Rilindja dhe burgosja pa shkak e pa arsye ligjore e qytetarëve të pafajshëm nuk mund të jenë e njëjta gjë!

Mirëpo, ja që ndodh edhe të dështojmë si në rastet e mësipërme!!!

Po ti i Sa-i-keq vazhdo e shkruaj prapë se je i vetëmjaftueshëm që njerëzit të kuptojnë se çfarë është Rilindja me rilindas si ti, dhe se përse rinia e Shqipërisë do t'ju braktisë edhe më 25 qershor ju dhe Rilindjen e droguar.

Një tjetër sulm i ashpër ndaj Saimir Tahirit, vjen nga radhët e LSI-së, pas reagimit të ish-ministrit në Facebook ku shkruan se “Ilir Meta është katandisur në kohën kur çfarë i thoshte çakërdia mendore i'a nxirrte gjuha”.

Pas reagimit të ashpër të Klevi Pojanës, edhe më rëndë ka reaguar Ralf Gjoni, një tjetër kandidat për deputet i LSI-së.

Reagimi i plotë:

Caro Don Tahiri!

Shqiptarët duhet të fillojnë t'a mësojnë të vërtetën rreth teje dhe ajo çka klani yt i pisët përfaqëson në Shqipëri.

Ti je një përfaqësues i denjë i PS - Partisë Saimiriste, një klan i frikshëm kriminal që kërcënon të rinjtë tanë e të ardhmen e këtij vendi të bukur.

Me votat e LSI t'a bëmë babain tënd tekanjoz Kryeministër e pranuam një qenush si ty për Ministër të Brendshëm.

Ndoshta gabimi më i madh që kemi bërë përpara popullit shqiptar ka qenë pranimi i emrit tënd për ministër. Ky vendim i rëndon moralisht çdo anëtari të LSI mbi supet e ndërgjegjes. Sepse sot të gjithë e kanë të qartë se kush të përgatiti, kush të 'pagëzoi' përtej detit e kush i dha urdhër 'Kumbarit' tënd për emërimin tënd këtu në Shqipëri, si një baron besnik për punimin e territorit shqiptar.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë se klani yt përmes emërimit tënd si ministër e mbushi Shqipërinë tonë me kanabis, me trafikantë, e kriminalizoi fermerin tonë e helmoi rininë e imazhin tonë duke na nxirë faqen përballë botës.

Me t'ju dhënë timonin, iu turrët Shqipërisë si çakenj të uritur bashkë me drejtorët e tu të policisë nëpër rrethe, dhe po ktë kërkon të bësh edhe për zgjedhje këtu në Tiranë. Por as nuk në ëndërr nuk e sheh dot se se si do e hash shuplakën popullore, ti bashkë me rrjetin tënd okult.

Duke e ditur disfatën që ju pret, e keni filluar fushatën me sharje, me përbaltje, me shantazh e presione në terren e duke e hedhur thesin e dështimeve drejt 'partnerit' të cilit i luteshit deri para ca javësh për koalicion. Dhe sa mirë që nuk e pranuam...

Trembeni prej LSI dhe keni të drejtë të trembeni, sepse s'po ju mbështet më njeri, sepse forca e LSI do të jetë si ajo e këmbës që fik bishtin e djegur të cigares.

Ke këllqe të flasësh për administratën? Përse nuk flet për fjalimet e shumta të Ramës dhe mburrjet e tij të panumërta për Reformën e Administratës së tij Publike gjithë këta muaj?

Pse nuk flet për Komisionin Evropian që e shpërbleu Shqipërinë me €13 milionë për performancën dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi (6 milionë €) dhe reformën e administratës publike (7 milionë €)???

Akuzat e sotme të shefit tënd e të qenushëve të tij tregojnë ather se ai paska gënjyer për arritjet e 'shtetit' të tij në administratën publike.

Ndaj të ftoj nëse ke këllqe, të publikosh që sot listën e plotë të anëtarësisë së Partisë Saimiriste e pozicionin e tyre të punës.

I bëj thirrje njëkohësisht Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet e të konfirmojë për shqiptarët se sa punonjës të administratës publike janë me teserë partie, e sa përqind e administratës është mbushur nga klani yt i pisët, hashash-thithës, pengmarrës e mosmirënjohës, të cilit shuplaka më e madhe do t'i vijë nga vetë socialistët e vërtetë!

TBC...

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045