INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas superhitit

Pas superhitit "Bonbon", ja për çfarë po punon Era në Los Angeles [FOTO]

Publikuar më: 11:42 21-07-2016

Superhiti “Bonbon” e ktheu Era Istrefin jo vetëm në një emër ndërkombëtar, por edhe në kryefjalë të charteve të ndryshme nëpër Europë.

Në këtë mënyrë megahiti, që i ka kaluar 100 milionë klikimet në YouTube, i hapi dyert kudo bukuroshes 21 vjeçare, duke i dhënë mundësinë të performonte në shtete të ndryshme, të shfaqej në emisioni televizive, si dhe të përfshihej në fushata publicitare dhe sete fotografike. Por udhëtimi i fundit i Erës, ai në tokën hollywood-iane të Los Angeles nuk ka për qëllim vetëm promovimin. Artistja e shumë hiteve ka postuar një foto të një studioje regjistrimi, dhe duket se qëllimi nuk është vetëm artistik. Burime pranë intv.al bëjnë me dije se Era ndodhet në Los Angeles për të regjistruar 3 këngë të reja, të cilat nuk do të dalin gjatë sezonit të verës. E para prej tyre do të publikohet në shtator, ndërkohë që deri tani është konfirmuar vetëm përpunimi audio në Los Angeles, kështu që nuk dihet ende se ku do ta bëhen xhirimet. Duke parë menaxhimin e ri të Erës, nën tutelën e Ultra Music si dhe realizimi në Los Angeles, me të gjitha gjasat duket se kënga e re do të jetë në anglisht dhe do të synojë publikun ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662