INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas takimit me Bashën, zyra e eurokomisionerit  Hahn zbardh mesazhet që iu dhanë kreut të PD-së

Pas takimit me Bashën, zyra e eurokomisionerit Hahn zbardh mesazhet që iu dhanë kreut të PD-së

Publikuar më: 19:52 31-03-2017

Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, në Maltë, RTSH kontaktoi dhe me kabinetin e Komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn.

“Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit,” sipas zëdhënëses Koçijançiç. “Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje”, tha ajo.

“Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit”, vijon qëndrimi i zyrës së Hahn.

“Siç është shprehur Komisioneri: Këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE”, përfundon reagimi i Koçijançiç.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598