Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën. Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe biseda besohet se është përqëndruar në rakordimin e qëndrimeve për ligjin e vetting-ut, dhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.
Basha shoqërohet nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar miratmin e ligjit të vetting-ut më 11 gusht, pasi hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut.
Ky takim i Metës me Bashën zhvillohet vetëm pak minuta pasi kreu i Kuvendit drekoi me ish-presidentin Rexhep Meidanin dhe ish-deputetin e PS-së Koço Kokëdhima.