Në “Përputhen” u transmetua takimi i dytë mes Olës dhe Muratit. Si gjithmonë, takimi u komentua në studio, por komentet nuk ishin dhe aq të mira.
Sipas Mevlanit, Ola po aktron dhe e ka zgjedhur Muratin në takime vetëm për ta ndarë nga Sindi. “Mendoj për Olën se kjo është një super aktrim përsa i përket Muratit. Nuk mundesh të jesh kaq i afërt për dy takime, mbi të gjitha kur ti shpreh dhe pëlqime me djem tjerë, që do të dalësh me djem tjerë. Ja arrite ta ndaje nga Sindi. Tani besoj se javën tjetër e parkon aty nga rrjeshti i dytë edhe pastaj e ka në dorë kur t’i dojë”, u shpreh konkurrenti.
Ola tha se pëlqimi për Muratin i ka lindur që nga jashtë, kur e ka parë nga ekrani dhe tani dëshiron ta njohë.