Don Phenom njihet gjerësisht si një nga reperët më të pëlqyer shqiptarë dhe bashkëpunimet e tij kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Përmendim këtu, bashkëpunimin me këngëtaren e njohur Enca të titulluar “Kujt po i han”, po ashtu këngën me Tayna-n të titulluar “Columbiana” që duhet theksuar që ka qenë hiti i verës vitin e kaluar duke arritur kështu mbi 41 milion klikime në platformën You Tube.
Ndërkohë së fundmi është raportuar nga “Prive.al” se një tjetër këngëtare shqiptare pritet që të bashkëpunojë me reperin e njohur.
Po flasim për Ronela Hajatin që thuhet se ka realizuar edhe këngën e re, edhe klipin e ri me Don Phenom dhe pritet që të publikohet gjatë kësaj vere.