Me vetëm 3 këngë Tayna ka arritur të bëhet shumë e njohur për publikun shqiptar. Së fundmi u surpziuam kur u zbulua se reperja nga Prizreni së shpejti do bëhet pjesë e garës së vallëzimit ‘Dance With Me’. Por si duket surprizat nuk ndalojnë këtu!
Tashmë edhe Rashel Kolaneci i bashkohet artistëve në këtë garë. Këtë e ka zbuluar balerini i famshëm shqiptare, Graciano Tagani. Përmes një ‘insta story’ ai ka zbuluar pak nga provat që po bëjnë, por ajo që tërheq vëmendje është prania e vajzës seksi Rashel, siç e shihni në fotot më poshtë siguruar nga intv.al