INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas të drejtës së pronës private Kuba  lejon dhe martesat gay

Pas të drejtës së pronës private Kuba lejon dhe martesat gay

Publikuar më: 10:49 22-07-2018

Drafti i kushtetutës së re të Kubës i hap rrugën martesës së homoseksualëve. Kombi ishullor ka bërë përparime të mëdha gjatë dekadës së fundit për të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve, pasi i ka persekutuar ato në vitet e para pas revolucionit të 1959-ës, duke i dërguar në kampe riedukimi. Vendi i drejtuar nga komunistët ka miratuar operacione për ndryshimin e seksit dhe ka ndaluar diskriminimin në vendin e punës kundër personave LGBT, por propozimet për të njohur organizatat e të njëjtit seks, kanë ngelur në pikëpamje të procesit të ngadaltë legjislativ. ‘’Tashmë 24 shtete kanë përfshirë këtë koncept dhe nuk mund ta shpërfillnim këtë çështje, teksa hartuam kushtetutën” tha sekretari i këshillit të shtetit Homero Acosta.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383