Ndërsa tek ne temperaturat e larta po bëjnë kërdinë, në Italinë veriore shirat dhe moti i rënduar prej tyre ka sjellë fatkeqësi duke shkaktuar 4 të vdekur.
Siç bën të ditur ANSA, stuhi të dhunshme janë përplasur në alpet italiane në zonën e Trentino-s.
Një 41-vjeçar, turist nga Belgjika ka humbur jetën teksa një pemë është rrëzuar nga era e fortë dhe e ka zënë poshtë.
Një banor vendas sërish është goditur nga një pemë gjatë rrjedhës së lumit Piave. Një turist roman 24-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një shteg malor në zonën e Alto Adiges.
Një tjetër turist nga Emiglia është goditur prej rrugesë në masivin e Mermerit në Trentino.
Koha e rënduar dhe stuhitë kanë shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë veriun e Italisë, ku janë izoluar një numër i madh banorësh prej vërshimit të ujit dhe rrëshqitjes së dherave.
Ushtria dhe emergjencat civile kanë shpëtuar rreth 100 banorë të izoluar. Parashikimi i motit bën të ditur se ky mot me shira e furtunë do të zbresë edhe në jug të Italisë e do të mbërrijë deri në Ballkan.