Rreshje shiu dhe temperatura më të ulta janë regjistruar sot në vendin tonë duke e larguar disi të nxhetin afrikan me të cilin po përballeshim gjatë ditëve të fundit. Gjatë ditës së sotme sinoptkanët parashikojnë se do të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten rreshje lokale shiu, të shoqërura edhe me bubullima. Në fillim të javës së ardhshme vransirat gradualisht do të shpërndahen, të hënën paradite do të ketë rreshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit në fundjavë do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, e më pas do të rriten. Minimalet do të sillen nga 10C deri në 17C, e maksimalet do të zbresin nga 28C deri në 19C, të dielen, e nga e hëna do të rriten në 22C, deri në 30C, të mërkurën. Pra duke filluar nga mesi I javës temperaturat e larta do të rikthehen. Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale