Ai është një prej aktorëve më simpatikë turq dhe ka arritur të vjedhë zemrat e shumë vajzave dhe sigurisht i admiruar nga publiku i gjerë.
Por duket se Çagatay Ulusoy nuk i ka aspak mirë punët me drejtësinë!
Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi është akuzuar për trafikimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë ndodhi me këto akuza, por me sa duket aktori është lënë i lirë.
Megjithatë kjo ngjarje ka bërë që regjisorët të vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me Ulusoy-n.
Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja që e ka shtyrë 27-vjeçarin të nisë një karrierë ndërkombëtare.
Mediat turke shkruajnë se Ulusoy ka udhëtuar drejt SHBA-ve me periudha të gjata. Arsyeja është se atje, aktori pritet të marrë pjesë në një projekt të Hollywood.
Ulusoy ka udhëtuar shpesh drejt SHBA-ve vitet e fundit, ku ka qëndruar edhe me periudha të gjata duke marrë mësime gjuhe dhe aktrimi. Mundi i tij u shpërblye muajt e kaluar kur nënshkroi një kontratë me një prej agjencive më të famshme në botë për aktorët, “United Talent Agency”, e cila punon edhe me yje si Angelina Jolie dhe Johnny Depp.