INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas tërheqjes së PS-së, reagon Vasili: Të mbahet një referendum popullor për ligjin e plehrave

Pas tërheqjes së PS-së, reagon Vasili: Të mbahet një referendum popullor për ligjin e plehrave

Publikuar më: 19:45 19-09-2017

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se nuk do të ketë me projektligj për mbetjet apo dekoratat. Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe Petrit Vasili, i cili ka kërkuar sot mbajtjen e një referendumi popullor ku qytetarët të shprehen nëse duhet lejuar ose jo importi i mbetjeve.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

“Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shëndrrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t’i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai”.

 

Reagim ka patur edhe nga Partia Demokratike, ku Ervin Salianji shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe se kjo do të jetë një lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik.

Reagimi i plotë

Presioni popullor dhe reagimi masiv e struku në mbrojtje taktike qeverinë, duke lajmëruar se është tërhequr përkohësisht nga tradhëtia kombëtare për të helmuar Shqipërinë!!

Kjo është vetëm lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik, asgje ska ndryshuar!

Shqiptarët mund dhe duhet të vendosin vetë për fatin e tyre jo një grup njerëzish që po sillen si pushtues

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711