INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Teskasit masakër dhe në Ohio, humbin jetën 9 persona, plagosen të tjerë

Pas Teskasit masakër dhe në Ohio, humbin jetën 9 persona, plagosen të tjerë

Publikuar më: 11:14 04-08-2019

Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në një qendër tregtare në El Paso, të Teksasit, një ngjarje e rëndë po raportohet sërish në Shtetet e Bashkuara.

CNN raporton se një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke lënë 24 të plagosur.

Pasditen e djeshme një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar.  

Më pak se 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar postoi i Teksasit publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.  

"Kjo është gjenerata e fundit e fëmijëve të bardhë" në Amerikë, shkruante autori.

Historia e të shtënave në Ohio është ende në hetim e sipër, pasi autoritetet kanë shkuar në vendngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0032038688659668