INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi tha që nuk janë bashkë, a do të jetonte me LOREDANËN? Me lot në sy, MOZZIK përgjigjet TROÇ!

Pasi tha që nuk janë bashkë, a do të jetonte me LOREDANËN? Me lot në sy, MOZZIK përgjigjet TROÇ!

Publikuar më: 12:36 09-01-2021

Loredana dhe Mozzik janë gjithmonë në qendër të mediave rozë. Prej kohësh po përflitej se ata janë ribashkuar dhe u fotografuan bashkë disa herë. Mirëpo në një intervistë për “Prive”, reperi mohoi të gjitha lajme e ribashikimit.

“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka ëoë. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha reperi.

Megjithatë Loredana thotë të kundërtën, e cila me pjesën e katërt të dokumentarit të saj ka lënë të kuptohet se ajo dhe Mozzik janë bashkë. Në një moment, çifti shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa ndodhen në poligon.

Sakaq, reperi pranon se e sheh të ardhmen me Loredanën. E themi këtë sepse gjatë këtij dokumentari, teksa u pyet nëse ekziston mundësia për të jetuar me Loredanën në Zvicër në të ardhmen, ai me lot në sy u përgjigj: “PO”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040221214294434