Ndarja e Angela Martini me bashkëshortin u kthye për një periudhë kryefjala e lajmeve, por menjëherë modelja i mohoi ato.
E përpos ndarjes, lajmet se biznesmeni rumun Dragos Savulescu ishte pjesë e një liste të gjatë akuzash nga policia, i shtuan akoma dhe më shumë dyshimet.
Por më pas modelja e sqaroi publikisht të gjithë situatën e gjithashtu na tregoi se në kohë të vëshitra si këto çifti e vazhdon lidhjen më të fortë se kurrë.
Së fundmi modelja i është rikthyer edhe postimeve në Instagram dhe sot ka publikuar një foto ku shfaqet shumë e lumtur teksa kërcen në supermarket.
"Nëse nuk presin që të vallëzoni në supermarket, atëherë pse dreqinvendosin muzikë?", shkruan Angela e cila në foto duket në super formë.