Selena Gomez nuk ka ndonjë peng nga dashuritë e kaluara në këngën e re “It Ain’t Me”, në bashkëpunim me producentin norvegjez Kygo. Kjo këngë vjen pikërisht pas asaj që publikoi i dashuri i saj “The Weeknd” si një “diss” për Justin Bieber, dhe e tillë duket edhe “It Ain’t Me” e Selenës. Duket sikur kjo këngë është një mënyrë për të thënë se çdo gjë ka marrë fund mes saj dhe Justin. Një vijë melodike qetësuese dhe vokali i Selenës mbi tingujt e kitarës dhe pianos, teksa ajo këndon për një romancë që i përket së shkuarës.
Teksti është shkruar nga vetë Gomez, dhe përfshin të gjitha gjërat që Selena ka bërë për “djalin” kur janë takuar dhe ajo ishte vetëm 17 vjeç. Nëse kthehemi pas në kohë, Gomez dhe Bieber janë takuar në 2009-ën, pikërisht kur Sel ishte 17 vjeç.