Rita Ora organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë. Këngëtarja thyeu rregullat anti-Covid e për këtë shkak u gjobit nga policia me 10 mijë paund. Përveç kësaj këngëtarja u përball me kritika të forta nga ndjekës të saj, pavarësisht se ajo kërkoi falje publike.
Mirëpo ndëshkimet duket se nuk paskan fund për Rita Orën pas këtij veprimi. Radioja britanike “Exe” ka vendosur të mos transmetojë këngët e artistes shqiptare për shkak të veprimit të saj. Prezantuesi i emisionit të mëngjesit, Ben Clark, ka njoftuar se këngëtarja është bërë pjesë e një liste të zezë.
Pasi vendosi këngën e saj “I Will Never Let You Down” për dëgjuesit dhe diskutoi veprimet e saj, ai u zotua duke thënë: “Unë nuk mund të flas për ndonjë prezantues tjetër të Radio Exe, por që tani, për një të ardhme të parashikueshme, nuk do të transmetoj asnjë nga këngët e saj”.
❌ Rita Ora has broken lockdown rules. Our breakfast presenter Ben Clark is NOT happy with her and says he won't play Rita's songs on his show for the foreseeable future. pic.twitter.com/sXnqD3vGSl
— Radio Exe (@radioexe) December 1, 2020