Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës janë solidarizuar me kolegët e tyre në Tiranë duke vendosur të ngujohen brenda ambienteve të godinës në Spitalle.
Në një takim brenda Universitetit, të thirrur nga disa anëtarë të Këshillit Studentor për të diskutuar hapat e mëtejshëm, ata dolën në përfundim se rruga e vetme, që çon drejt plotësimit të 8 kërkesave, por më e rëndësishme, rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është bojkoti i procesit mësimor.
“Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve. Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tanë në pothuajse gjithë vendin. Procesi mësimor është shuë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një sistem cilësor i arsimit, kësisoj, studentët e UAMD duke filluar nga nesër nisin bojkotimin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftim.
Qe prej se enjtes, jane ngujuar benda Fekultetit te Ekonomise ne Tirane edhe studentet e Ekonomise, Juridikut dhe se fundmi edhe Mjekesise.