Juventus është vetëm një hap larg talentit çek. Vendimi deçiziv ka ardhur në orët e vona të së dielës, ku bardhezinjtë kanë arritur akordin me sulmuesin e ri Patrick
Schick dhe ka vendosur të plotësojë kushtet e Sampdorias , duke e lënë për 1 vit tjetër lojtarin në Genova. Bëhet fjalë për një operacion që kap shifrën e 25 milionë €. Manovrat në merkato për të arritur te Keita Balde i Lazio-s u vështirësuan, e piërisht Juventusi hodhi sytë nga talenti çek, i survejuar prej kohësh nga Pavel Nedved.