Oriola Marashi është një ndër modelet shqiptare më të komentuara. Ajo di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me fotot dhe video-t e saj provokuese. Ajo publikoi së fundmi një foto në Instagram ku u bëri “diss” të gjitha gocave pasi tha që “Toto im është më i mirë se i yti” dhe mbrëmjen e djeshme na ka treguar se nuk di të ndalet dhe ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet vetëm me një këmishë nate dhe ekspozon gjoksin e saj bombastik.
Modelja seksi e ka ekspozuar gjoksin në këtë video më shumë se kurrë më parë. Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave dhe nisur nga kjo me sa duket Oriola Marashi është penduar dhe e ka fshirë video-n nga Instastory, pra nuk priti të kalonte 24-orëshi që të fshihej.