Justin Bieber dhe Kourtney Kardashian u ribashkuan për një takim romantik më 8 shkurt dhe gjërat duket se janë shuëm serioze! Ribashkimi vjen menjëherë pas ndarjes së saj me Scott Disick, i cili është parë duke bërë qejf me disa modele. Dhe siç duket, Bieber është shpatulla më e ngrohtë për tu mbështetur….. Të dy ata takuan mikun e tyre, pastorin Rich Wlikerson në një kishë në Los Angeles dhe me siguri kanë marrë disa këshilla shpirtërore, pasi nuk është se janë ndjerë shumë mirë emocionalisht, kohët e fundit.
Kourtney mbante veshur një xhaketë të madhe, ndoshta për të fshehur outfitin e saj, ndërkohë që Justin ishte veshur me xhup, dhe kishte vënë një kapuç.
Problemet mes prindërve të 3 fëmijëve, nisën kur Scott i kërkoi Kourtneyt të martohej me të, por kur ajo nuk pranoi, 33 vjeçari u mërzit, dhe u ngushëllua me një modele seksi në Miami.