INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas tragjedisë 'Kënga Magjike' nuk do të shtyhet, këtë herë do të mbahet me një mision mjaft të rëndësishëm [FOTO]

Pas tragjedisë 'Kënga Magjike' nuk do të shtyhet, këtë herë do të mbahet me një mision mjaft të rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 17:45 30-11-2019

Menjëherë pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, Ardit Gjebrea, tregoi se finalen e festivalit “Kënga Magjike” e programuar për datat 4-5 dhe 7 dhjetor, do të shtyhej.

Por pasi ka qëndruar në një prej zonave më të prekura nga tërmeti, në Thumanë, Arditi ka bërë një njoftim ku tregon gjestin e tij human.


Të gjitha fitimet nga shitja e biletave të tre netëve të festivalit do të shkojnë për ndërtimin e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm.

“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.”, shkruan Arditi në njoftimin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023138523101807