Një burrë i moshës 57-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Memaliaj.
Viktima është identifikuar si Jorgo Gjoka, i cili jetonte i vetëm prej disa vitesh pas divorcit me gruan.
Mësohet se Gjoka kishte ndëruar jetë 3 ditë më parë, ndërsa është gjetur sot nga fqinjët e tij të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, pasi ende nuk është zbuluar shkaku.