Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një letër dërguar presidentit të Republikës, Ilir Metës, duke uruar festën e flamurit, e vë theksin në përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare.
Sipas presidentit rus, marrëdhëniet e mira me Rusinë, do të sillnin përforcim të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Europën.
SHKËLQESISË SË TIJ
ILIR META,
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë
I nderuar zoti President,
Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.
Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.
Me respekt,
VLADIMIR PUTIN