Tashmë Elvana Gjata po shijon suksesin e këngës “Off Guard” në bashkëpunim me reperin amerikan, Ty Dolla Sign. Kënga ka arritur rreth 2 milion klikime dhe ky po që është një tjetër sukses për Gjatën. Si duket ky është vetëm fillim për këngëtaren shqiptare.
Së fundmi ajo na ka bërë të gjithëve kuriozë me postimin e saj të fundit në Instagram, ku shihen tre flutura. Shumë fansa kanë komentuar se Elvana të njëjtën gjë bëri me produksionin “Lejla”, ku postonte foto si kjo më poshtë. Pas Ty Dolla Sign, kujt t’ja ketë vënë syrin Gjata? Presim!/intv.al/