INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas uraganit, Hjustoni pre e grabitësve

Pas uraganit, Hjustoni pre e grabitësve

Publikuar më: 08:32 30-08-2017
Në Hjustonin e përballur me përmbytje katastrofike, gjatë natës është vendosur ndalim-qarkullimi për të ndaluar grabitjet. Vetë kryebashkiaku Sylvester Turner e pranoi se një masë e tillë në qytetin e katërt më të populluar të Shteteve të Bashkuara ishte paraqitur si domosdoshmëri. Presidenti Donald Trump ishte në Teksas të martën për të parë nga afër dëmet e stuhisë të cilën e etiketoi si “epike”. Harvey ka sjellë mbi këtë shtet nivel rekord reshjesh, duke lënë pjesë të tëra të Hjustonit të mbuluara nga uji, shtëpi të shkatërruara e mbi 20 të vdekur. Ndalim-qarkullimi nis nga mesnata e vazhdon deri në 5 të mëngjesit me orën lokale. Prej tij përjashtohen vullnetarët në përpjekjet e ndihmës dhe ata që shkojnë në punë. Sipas Turner, vendimi ishte i nevojshëm për të parandaluar dhunimin e pronës dhe akte të mundshme kriminale.
Article Logic
Execution time: 0.0031318664550781