Uragani Dorian ka sjellë shkatërrime të mëdha në SHBA dhe miliona njerëz janë evakuuar.
Por, dje në brigjet e Floridas, erërat e frikshme kanë sjellë një sasi të madhe kokaine.
Autoritetet zbuluan pakot e çuditshme, teksa po patrullonin përgjatë bregdetit. Ata gjetën 16 pako më kokainë, e cila kapte vlerën e 400 mijë dollarëve. Sipër njërës prej pakove shkruhej “DIAMANT”.
Uragani Dorian më në fund u largua nga ishujt Bahamas të martën, duke lënë pas shkatërrimin e përshkruar si “apokaliptik” dhe që dukej sikur e kishte shkaktuar një bombë.